Formula 1 Sport Të tjera

NDIZET ALARMI TEK FORMULA 1/ Dy persona pozitivë me Covid-19, skuadra nis karantinën provizore

Dy persona të skuadrës Aston Martin kanë dalë pozitivë me koronavirus, gjatë testeve që janë kryer ditën e enjte në Bahrein, 24 orë para provave të lira të ditës së sotme. Ky lajm ka tronditur mjaft Formula 1, që të dielën (28 mars) do të zhvillojë në pistën e Sakhir garën e parë sezonale.

Dy personat që kanë dalë pozitivë janë vendosur menjëherë në karantinë në hotel, por e gjithë skuadra është vetizoluar përkohësisht, si pjesë e protokollit shëndetësor që aplikon Formula 1. Skuadra Aston Martin bëri me dije se po monitoron situatën, duke kryer të tjerë tamponë te skuadra.

Skuadra e Aston Martin, ku garon Sebastian Vettel, për momentin nuk rrezikon të mungojë në garën e parë sezonale, apo kjo garë të anullohet, siç ndodhi një vit më parë në Australi. Gjithsesi, situata është e nderë në pistën e Sakhir dhe priten lajme të reja për sa i përket këtyre rasteve me koronavirus.

Related posts

“EURO 2020″/ Pjesa e dytë nis zjarr, Perisic ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

BARAZIM ME GOLA/ Liverpool ndan pikët me Brentford dhe mbetet në krye të Premier

Delo.autor

Mbappe “kërcënon” rekordin e Neymar. Tek Reali për 272 mln euro?

Isa.Autor

Leave a Comment