Basketball Sport Të tjera

MOMENTE PANIKU/ Frikë për skuadrën e njohur të basketbollit, zogjtë dëmtojnë motorin e avionit

Momente paniku në avionin e Jutah “Jazz” që po transportonte skuadrën në Memfis. Një zhurmë e madhe i ka tmerruar të gjithë lojtarët, teksa avioni u përplas me një tufë të madhe zogjsh, që solli edhe shpërthimin e motorit të majtë. Kjo detyroi pilotin që të bëjë një ulje emergjente në “Salt Lake City”.

Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtuar nga kjo situatë. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi për shtyp klubit: “Skuadra është kthyer shëndoshë e mirë në ‘Salt Lake City’”. Ndërkohë në foton e avionit dallohen qartë dëmtimet në pjesën e jashtme të kabinën së pilotit dhe në motor.

NDESHJA – Në orët e para të mëngjesit të sotëm Jutah ka ndeshjen e radhës për sezonin e rregullt në NBA, teksa luan në transfertë ndaj “Grizzlies”. Ndërkohë pas uljes së detyruar në “Salt Lake City”, ylli i ekipit Donovan Mitçell ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një “emoji” me duart që tregojnë shenjën e lutjes.

Ndërsa Rudi Gobert bëri një publikim në “Twitter”, në të cilin shkroi: “Është një ditë e mrekullueshme”. Pak orë pas uljes së detyruar, skuadra Jutah mori një tjetër avion për në Memfis, teksa fluturimi i dytë këtë herë shkoi pa asnjë incident.

Related posts

BULLGARI-ANGLI/ Rashford zhbllokon sfidën me një gol të “çmendur”, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Napoli parakalon Juventus për mbrojtësin e Manchester…

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Irlanda-Zvicër, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment