Basketball Sport Të tjera

NBA/ Basketbollisti i Golden State Warriors rikthehet në parket pas 941 ditësh i dëmtuar

Basketbollisti Klay Thompson, 3 herë kampion në NBA me ekipin e Golden State Warriors, është rikthyer sot në parket pas 941 ditësh. Ai ishte titullar për skuadrën e Warriors, që fituan 96-82 ndaj Cleveland. Në këtë rikthim, Thompson realizoi 17 pikë.

Ai nuk luante që nga finalet e vitit 2019 ndaj Toronto. Basketbollisti shpresoi të rikthehej në fushë verën e vitit 2020, por u dëmtua sërish dhe tashmë, pas 941 ditësh, ai shijoi sërish emocionet e një ndeshje basketbolli.

Në total, ai mungoi në 177 ndeshje me Golden State.

“Emocionet ishin të mëdha, njësoj sikur të kisha fituar titullin kampion. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e tifozëve dhe skuadrës. Ky rikthim është frut i çdo ditë punë e stërvitje”, tha Klay Thompson, që bashkë me Stephen Curry formojnë dyshen e famshme “splash brothers”.

Related posts

TIFOZJA SEKSI E KROACISË/ Ivana Knoll rikthehet për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës, fotot nga stadiumi çmendin fansat

F.autor

“MBRETËRIT E ATLETIKËS”/ IAAF zgjedh “Atletët më të mirë të vitit 2018”, ja fituesit

Isa.Autor

“DO TË VIJ NË SHQIPËRI PËR NDESHJEN E KOMBËTARES”/ Gjasula: Nuk është fundi i botës nëse s’dalim të parët në grup

Delo.autor

Leave a Comment