Champions League Futboll

Xabi Alonso: Bayerni është favorit, por me Sevilla e pret një sfidë e nxehtë…

Ish-futbollisti spanjoll, Xabi Alonso, ka thënë se Bayern Munich, ku ai ka luajtur nga viti 2014 deri më 2017, është favorit i dukshëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku do të luajë kundër Sevilla, teksa ndeshja e parë do të luhet të martën, në “Ramón Sánchez –Pizjuán”.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi për rrezikun që paraqet klubi andaluzian, i cili ka lojtarë të mirë, shumë të pasionuar dhe që po përballen me një “mundësi të madhe” për të përparuar në gjysmëfinale, për herë të parë në historinë e tij.

“Mendoj se Bayerni është favorit, por kjo është e padobishme. Duhet ta provojë në fushën e lojës, se cili është favorit. Aktualisht, ekipi luan mirë, unë kam një ndjenjë të mirë, por kundërshtari nuk është i lehtë”, – tha ai për mediat zyrtare të klubit gjerman.

Përveç kësaj, ish-mesfushori spanjoll kujtoi se Sevilla, e cila i përsërit çerekfinalet e Champions-it 60 vite më vonë, nuk do të dojë ta humbasë këtë rast historik:

“Sevilla ka lojtarë të mirë, tifozët janë shumë të pasionuar. Për Sevilla është një mundësi e madhe për të arritur në gjysmëfinale. Në çerekfinalen e Champions-it, gjithçka mund të ndodhë”.

Nga ana e tij, Martin Demichelis i Argjentinës, i cili nga viti 2003 deri më 2010, luajti për ekipin bavarez, theksoi rëndësinë e atmosferës në “Pizjuan Sánchez”. “Është gabim të mendosh se Sevilla është një ekip i lehtë, do të jetë një ndeshje e nxehtë, – tha ish-lojtari i Malagas, Atlético dhe Espanyol. – Atmosfera në Seville është fantastike, e pabesueshme. Tifozët të vënë shumë nën presion, nuk është e lehtë për të fituar në Seville”.

Megjithatë, ish-lojtari i Bayern Munich thotë se me përvojën dhe cilësinë e grupit, skuadra bavareze është “një hap përpara”, por duhet të jetë e kujdesshme. “Sevilla bëri lojëra të mira në fazën e grupeve, luajti mirë kundër Manchester United në Seville dhe bëri një lojë të madhe në “Old Trafford”. Eshtë gabim të mendohet se do të jetë e lehtë si çerekfinale”, – shtoi ai.

Related posts

Gjermania dhe Turqia në garë për “Euro 2024”, në mes çështja “Mesut Ozil”

Isa.Autor

Luciano Spalletti rinovon me Inter, nëse klubi kualifikohet në Champions League

Sadik.Autor

BARCELONA KONTAKTON SËRISH ME BAYERNIN/ Ja oferta e re e katalanasve për Levandovskin

F.autor

Leave a Comment