Formula 1

Nico Rosberg prapaktheu, më 19 maj rikthehet në pistë

Një vit e gjysmë nga fitimi i titullit kampion në Formula 1 dhe tërheqjes nga sporti, piloti gjerman Nico Rosberg ka vendosur që të rikthehet në gara. Në fakt bëhet fjalë për të marrë pjesë në një garë të Formula E (Formula Elektrike), në një garë të E-Prix që do të zhvillohet në Berlin të Gjermanisë më 19 maj.

Rosberg do të ketë pak minuta kohë për të testuar makinën Gen2, një makinë e gjeneratës së re elektronike, ku piloti gjerman ka investuar dhe është bërë aksionist.

“Jam entuziast për këtë aventurë të re, që rikthehem të pilotoj në pistë dhe këtë gjë do ta bëj me një makinë Gen2. Të shohim nëse mbaj mend se si pilotohet… Do të jetë një nder të pilotoj në Gjermani, në vendlindjen time, para fansave të mi”, tha Rosberg, duke konfirmuar rikthimin.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Arrihet akordi, Formula 1 ka një rival të ri… (FOTO)

Delo.autor

FORMULA 1/ “Pit Stop” më i shpejtë në histori, Red Bull vendos rekordin në Silverstone (VIDEO)

Delo.autor

Mercedes kërcënon Vettel: Nuk ka për ta patur të lehtë në garë

Sadik.Autor

Leave a Comment