Sport Të tjera

Carlos Moya: Rafa Nadal është Leo Messi i tenisit!!

Rafael Nadal është krahasuar me Lionel Messi nga trajneri i tij, ish-tenisti Carlos Moya.

Spanjolli është riaftësuar nga një dëmtim në shpinë, në kohë për të mbrojtur vendi i parë në renditjen e përgjithshme ATP për meshkuj.

Në ditën e rikthimit, Nadal ndihmoi Spanjën të fitonte ndaj Gjermani në çerekfinalen e Kupës Davis pasi mposhti numrin 4 të planetit, Alexander Zverev.

Moya mendon se avantazhi që i jep Nadal kombit të tij në tenis, është si ai që Messi i jep Barcelonës, në La Liga, ku katalanasit janë një hap larg titullit.

“Si pasojë e motivimit dhe shpirtit të ekipit, prania e Rafa ndikon te e gjithë kombëtarja spanjolle e tenisit, – tha Moya. – Ata e kanë të sigurt se ai do t’i fitojë të dy ndeshjet e tij, kësisoj ata luajnë lirshëm në ndeshjet e tyre. Do ta krahasoja me atë që bën Leo Messi te Barcelona. Edhe ata luajnë lirshëm sepse e dinë se herët e vonë Messi do të vendosë fatet e ndeshjes.”

Related posts

“KATASTROFA ME SKOCINË”/ Bledar Kola refuzon stolin e Panuccit

Isa.Autor

ASIST NGA 40 METRA/ Ergys Kaçe dhuron “MAGJI” në kampionatin grek (VIDEO)

Isa.Autor

SHËTITJE NË RRUGËT E LONDRËS/ Armando Broja kapet “mat” me partneren e re

F.autor

Leave a Comment