Formula 1 Sport

Mercedes kërcënon Vettel: Nuk ka për ta patur të lehtë në garë

Sebastian Vettel korri “pole position” të shtunën në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, por pas tij janë pozicionuar dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit i dytë dhe Valtteri Bottas i treti. “Jam i kënaqur për mënyrën se si shkuan gjërat, pasi jemi më të shpejtë se dy javë më parë. Sebastian bëri një xhiro shumë të mirë, çka konfirmon se Ferrari është makina më e shpejtë, bashkë me Red Bull, por edhe ne jemi aty pranë dhe do të duelojmë”, tha Hamilton, pak orë para fillimit të garës.

Piloti britanik është në kërkim të suksesit të parë sezonal, ndaj premton betejë me Vettel deri në fund për t’ia dalë mbanë. “Në garë do të provojmë t’ia bëjmë jetën sa më të vështirë Vettel, pasi edhe Bottas është pranë. Kemi bërë një punë të madhe nga e premtja në të shtunë dhe frutet u panë në provat zyrtare. Tashmë është koha që të tregojmë se sa vlejmë në garë”, tha Hamilton. Edhe Bottas u shpreh optimist për garën: “Këtu në Baku mund të ndodhë gjithçka, një garë e çmendur, ndaj jemi gati për t’u përballur me këdo”.

Related posts

E PABESUESHME NË EUROPA LEAGUE/ Ish-lojtari i “Katalanasve” barazon për Sevillan me golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ “L’Equipe” zbulon trajnerin e ri të Barcelonës, ja kush ulet në “Camp Nou”

Delo.autor

FITORE E MERITUAR/ Debutim me sukses për Çelën me Kastriotin, krutanët mposhtin kampionët e Superiores

Delo.autor

Leave a Comment