Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Flamur i kuq dhe surpriza, Piloti Leclerc me Ferrari siguron “pole position” edhe në Baku

Charles Leclerc me Ferrari siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Baku, të vlefshëm për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1. Ky është “pole” i dytë radhazi për pilotin monogask, që konfirmon momentin e mirë që po kalon “kokëkuqja”.

Ai la pas Lewis Hamilton me Mercedes, me të cilin do të ndajë nesër vijën e parë të startit. Ndërsa i treti u rendit kryesuesi i renditjes botërore, holandezi Max Verstappen me Red Bull.

Provat e sotme u karakterizuan nga 4 flamuj të kuq, për shkak të aksidenteve që makinat patën në këtë pistë qytetase. Më i fundit u dha në sekondat e fundit të provave zyrtare, duke bërë që makinat të mos tentonin dot një xhiro të shpejtë.

Pak a shumë u përsërit e njëjta situatë si dy javë më parë në Montekarlo, por këtë herë ishin Tsunoda e Sainz ata që u përplasën dhe detyruan organizatorët të valëvitnin flamurin e kuq dhe të ndalnin provat zyrtare.

Related posts

KATEGORIA SUPERIORE/ Dinamo kërkon mrekullinë, në fushë edhe Partizani. Ja sfidat e ditës së sotme

F.autor

E KËRKONTE NË VERË/ Juventus gati të marrë Donnarummën, por duhet të presë Chiellinin. Ja arsyeja…

Delo.autor

-26 GOLA NË MADRID/ “Los Blancos” vuan sindormën “Ronaldo”, ja statistikat befasuese (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment