Basketball Futboll

MARRËVESHJA HISTORIKE/ Marijuana nuk është më e ndaluar në NBA, basketbollistët mund ta pijnë

NBA dhe NBPA nënshkruajnë një marrëveshje të re kolektive 7-vjeçare. Ndër ato që u ranë dakord është heqja e marijuanës nga lista e substancave të ndaluara në ligë.

Pra, lojtarët do të mund të pinë marijuanë lirisht dhe nuk do të penalizohen nëse zbulohet në gjakun e tyre nëse testohen. Gjatë pandemisë, përdorimi i marijuanës nga lojtarët e NBA u rrit shumë.

Basketbollistët kanë bërë thirrje për lejimin e kësaj substance, dhe tashmë po festojnë. Shumë yje të NBA si Sean Kemp dhe Al Harrington kanë deklaruar se kjo substancë ka veti shëruese.

Përveç kësaj, u vendos që të kishte një turne në mes të sezonit, ndërsa u ra dakord që në mënyrë që një atlet të pretendonte një çmim individual, ai do të duhej të kishte mbi 65 ndeshje në një sezon të rregullt.

Related posts

I MORËN PARTNEREN SHOKUT TË NGUSHTË/ Tetë futbollistët e “PABESË” të sportit: Nga Icardi tek Panucci (FOTO)

Delo.autor

REAL MADRIDI NË AVANTAZH/ Shënon golin super ylli Modric (VIDEO)

Delo.autor

INCIDENTI NË ANGLI-KROACI/ Tifozi ra nga shkallët e “Wembley” dhe u dërgua në gjendje të rëndë në spital

Delo.autor

Leave a Comment