Boks Sport

E PAPRITUR/ Shkaktoi RRËMUJËS pas finales, KHABIB rrezikon ta pësojë KEQ

Luftëtari i UFC-së Khabib Nurmagomedov do të ndëshkohet rëndë. Kampioni i botës pritet të penalizohet ashpër nga Komisioni Sportiv i Nevadës për shkak të sulmit të ashpër që bëri pas përfundimit të ndeshjes së madhe të tetorit me Conon McGregor në Las Vegas ku goditi stafin teknik të rivalit irlandez dhe disa fansa të McGregorit.

Babai i luftëtarit rus, Abdulmanap Nurmagomedov deklaroi në një intervistë për mediat e huaja se ai parashikon që i biri të gjobitet me 440 mijë € dhe nuk do të lejohet të duelojë për 9 muaj.

“Nuk e di si do të përfundojë. Me aq sa e kuptoj, ne do të gjobitemi me 440 mijë euro dhe ndoshta nuk do të ndeshemi për nëntë muajt e ardhshëm. Natyrisht, kjo gjë nuk duhej të kishte ndodhur kurrë”, përfundoi i ati i kampionit rus.
Vendimi zyrtar do të merret në 29 janar të 2019 dhe sipas llogarive, Khabib nuk do të ketë të drejtën të sfidojë asnjë kundërshtar deri në muajin korrik.

Related posts

Në Europë apo jo? Milani në pritje të vendimit të sotëm nga CAS-i

Isa.Autor

NUK U GRUMBULLUA NË KOMBËTARE/ Sulmuesi Tahiraj i dërgon “mesazh” Panuccit me një asist nga Kroacia (VIDEO)

Delo.autor

Danimarka 18 ndeshje pa humbur, trajneri Dalic ka recetën për t’i mundur

Sadik.Autor

Leave a Comment